Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në seancën ku numëroheshin votat e Kolegjit Zgjedhor, ka konfirmuar zyrtarisht se kandidati demokrat Joe Biden ka fituar zgjedhjet presidenciale të nëntorit të vitit 2020, raporton Anadolu Agency (AA).
Kongresi, i cili u mblodh përsëri pas bastisjes, vazhdoi procesin e numërimit të votave të delegatëve, duke konfirmuar zyrtarisht se Biden fitoi zgjedhjet presidenciale.
Në seancën e përbashkët që mblodhi anëtarët e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve në Kongres, kryesuar nga zv/presidenti Mike Pence, u lexua me zë të lartë vota e secilit delegat në rend alfabetik se cilit kandidat për president dhe zv/president ka shkuar.
Me rezultatet e shtetit të Vermontit që u regjistruan në seancën në Kongresin Amerikan, Joe Biden kaloi pragun e 270 delegatëve dhe u bë zyrtarisht President.
Bastisja e Kongresit nga mbështetësi e Trump-it
Dje, pas tubimit para Shtëpisë së Bardhë, mijëra protestues marshuan drejt Kongresit Amerikan të cilët tentuan të hyjnë në ndërtesë duke tejkaluar barrikadat.
Disa nga protestuesit hynë në ndërtesën e Kongresit pak kohë pas përplasjeve të përjetuara me policinë.
Si rrjedhojë në Kongres u ndërpre seanca e miratimit të votimit të Këshillit Zgjedhor për zgjedhjet presidenciale dhe u evakuuan në një vend të sigurt brenda ndërtesës anëtarët e Kongresit dhe zv.presidenti Mike Pence i cili kryesoi seancën.
Presidenti amerikan, Trump, nga llogaria e tij në Twitter u bëri thirrje për “vetëpërmbajtje” mbështetësve të tij që protestuan përpara ndërtesës së Kongresit.
Pas ngjarjeve të ndodhura Trump dha udhëzimin për dërgimin e Gardës Kombëtare në Kongres.
Ndërkohë, gjatë protestave humbën jetën 4 persona. Në ngjarje u plagosën lehtë të paktën 14 policë dhe të paktën 52 persona u ndaluan.Joe