Dje, Ramiz Kelmendi i është gjuajtur Behgjet Pacollit duke i thënë se ai ka pare, por ska dije. Përderisa sot pritet që Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli t’i japë përgjigjen e merituar Ramiz Kelmendit, shkruan Gazeta Mejdani
Kështu, anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka përulur kreun e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollin, duke thënë se është më i zoti dhe më i mençur se ai.
‘’Nuk e kam qëllim vetëm të shkoj e të ulem si zëvendëskryeministër, në atë vend. Unë nuk jam Behgjet Pacolli. Ai ka pare shumë më shumë se unë, por unë kam shumë më shumë dijeni për zhvillim ekonomik të shtetit se sa ai. Kur të duash ne dalim në debate. Unë ia jap dorën për paratë, por atë që mund ta jap unë, s’mund ta bëjë zotëri Pacolli. S’mund të rri aty veç pse po më duhet pozita, hiç’’, është shprehur Kelmendi.
Ai ka thënë gjithashtu se gjasat janë të mëdha që të largohet nga kjo parti. Duke vlerësuar se në Qeverinë e mundshme të Vjosa Osmanit mund të mos ketë hapësisë për te.
Nga ana tjetër, se a do të i përgjigjet Behgjet Pacolli këtyre akuzave të Ramiz Kelmendit, do të mësojmë në orët apo ditët në vijim//Gazeta Mejdani/
Discussion about this post