Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Prishtinën. Dy familjet nga kryeqytetit, Rafuna dhe Mehmeti, u hasmuan për shkak të një vije pronësore.
Historia nisi kur një zyrtar i kadastrës në Komunës së Prishtinës i caktoi megjën dy familjeve, komshinj në Lagjen e Spitalit.
“Familja Mehmeti i ka vendosur disa blloka në megjën afër familjes Rafuna. Njëri prej anëtarëve të familjes Rafuna ka larguar me shqelmi bllokat e vendosur duke thënë se “I ke vendosur në megjën time”.
Tutje, ai tregon se familjarët e Mehmetit e goditën fizikisht një anëtarë të Rafunës. Ata iu kundërpërgjigjen me armë zjarri ku edhe mbeti i vrarë Bashkimi dhe tre të tjerë të plagosur.
Miftar Mehmeti, Naim Mehmeti dhe një person i paidentifikuar janë arrestuar nga Policia e Kosovës./Indeksonline/
Discussion about this post