SHBA ka vendosur sanksione kundër aleatit të NATO-s, Turqisë, pas instalimit vitin e kaluar të një sistemi mbrojtës raketash të prodhuar nga Rusia.
SHBA thotë se sistemi i raketave tokë-ajër S-400 i Rusisë është i papajtueshëm me teknologjinë e NATO-s dhe një kërcënim për Aleancën Euro-Atlantike.
Sanksionet e bëra me dije nga Departamenti i Shtetit synojnë sektorin e prokurimit të armëve të Turqisë. Masa u dënua me shpejtësi nga zyrtarët në Turqi dhe Rusi.
Ministria e Jashtme e Turqisë nxiti SHBA-në “të rishikojë këtë vendim”, duke shtuar se Turqia “është e gatshme të adresojë këtë çështje përmes dialogut dhe diplomacisë”.
Ankaraja zyrtare paralajmëroi se sanksionet e SHBA, “në mënyrë të pashmangshme do të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet dypalëshe dhe (Turqia) do të hakmerret në mënyrën e duhur dhe në kohën kur e sheh të përshtatshme”./euronews.al/