Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 72.014.399 raste me COVID-19 i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në të gjithë botën.
Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 16.496.348 raste deri më tani, e cila pasohet nga India (9.854.208), Brazili (6.880.127), Rusia (2.625.848), Franca (2.365.319), Britania e Madhe (1.830.956), Italia (1.825.775), Turqia (1.809.809), Spanja (1.741.439), Argjentina (1.489.328), Kolumbia (1.408.909), Gjermania (1.320.592), Meksika (1.229.379), Polonia (1.126.700) dhe Irani (1.100.818).
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 982 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 73.025.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 19 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 2.096.
Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 48.726, përfshirë 556 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 22.203.
Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 2.805 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 363.021.
Mali i Zi ka regjistruar 402 raste të reja të koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa 9 persona kanë humbur jetën.
Nga Instituti i Shëndet Publik i Malit të Zi theksuan se janë analizuar 1.442 mostra dhe janë regjistruar 402 raste të reja.
“Në institut janë raportuar 9 raste të reja të vdekjeve të pacientëve. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara që nga fillimi i qershorit nga koronavirusi është 569, ndërsa nga fillimi i vitit është 578”, njoftuan nga instituti.
Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Malin e Zi është 10.756.