Alenaca Kosova e Re ka shprehur mbështetjen për rrëzimin e Qeverisë Hoti.
Naim Murseli, këshilltar i kryetarit të AKR’së Behgjet Pacolli, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Qeveria Hoti ka humbur besueshmërinë e saj.
“AKR do të mbështesë rrëzimin e kësaj qeverie”, ka shkruar ai përmes një shkrimi në Facebook.
Shkrimi i plotë:
Vetëm një opozitë e bashkuar mund të hapë rrugë zgjedhjeve të reja në Kosovë. Kjo qeveri tani ka humbur besueshmërinë e saj dhe qytetarët po presin me padurim një të re për të marrë detyrën. Në këtë situatë asnjë President i ri nuk do të mund të zgjidhet pa vullnetin e opozitës. AKR do të mbështesë rrëzimin e kësaj qeverie!.