Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare të fushatës së legalizimit të ndërtimeve pa leje me moton “Legalizo Ndërtimin, mos e humb mundësinë”. (Objekti ish-Rilindja, Amfiteatri i madh, ora 09:00)
Shpërndahen kontratat për përfituesit e skemës së granteve Start-Up 2019.
(Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Fakulteti Teknik i UP-së, ora 10:00)
Mbahet debati i radhës “Talk the Talk”, i ftuar kryeministri në largim, Ramush Haradinaj. (Kolegji “Riinvest”, ora 10:00)
Me rastin e shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, mbahet finalja e futbollit. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)
Shënohet 20-vjetori i themelimit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP). (Qendra Mësimore “Steve Bennett” në AKSP, Vushtrri, ora 10:45)
Mbahet mesha solemne e festës pwr Shen Nwnwn terezw nga Ipeshkvi i Dioqezës Prizren – Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji. (Katedralja “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, ora 11:00)
Komisioni për përcaktimin e çmimeve të produkteve medicinale mban punëtori informuese për subjektet farmaceutike lidhur me zbatimin e këtij udhëzimi. (Hotel “Garden”, ora 11:00)
Ambasada Britanike lanson projektin “Fuqizimi i Sistemit Prokurorial të Kosovës”. (Hotel “Sirius”, ora 13:00)
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, pret në takim kryetarët e partive politike nga Medvegja, kryetarin e Alternativës për Ndryshim, të Partisë Demokratike dhe atë të Partisë për Veprim Demokratik. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30)
Këshilli i Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban mbledhjen e radhës. (Salla e takimeve të KGjK-së, ora 13:30) Mbahet akademi “Dy dekada ankth e pritje – zbardhja e fatit të pagjeturve”. (Parku Kulturor “Ali Podrimja”, Gjakovë, ora 20:00)
Discussion about this post