Kosova i ka cilësuar të manipuluara zgjedhjet e fundit në Venezuelë.
Ministrisë së Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes një njoftim në Twitter, ka thënë se nuk e njeh fitoren e Nicolas Maduros në “zgjedhjet e manipuluara”.
“Kosova i bashkohet SHBA-së, BE-së dhe aleatëve tjerë në kundërshtimin e fuqishëm të regjimit të Maduros, pas manipulimit në zgjedhjet e fundit, që nuk shprehin vullnetin e popullit të Venezuelës”, thuhet në postimin e MPJ-së në Twitter.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian e shumë shtete të tjera të Amerikës Latine kanë thënë se nuk e njohin rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Venezuelë.
Në zgjedhjet e fundit, Maduro fitoi 68.9 për qind. Maduro është president i Venezuelës që nga viti 2013, kur vdiq Hugo Chavez. /Lajmi.net/ https://platform.twitter.com/embed/index.html?creatorScreenName=lajminet&dnt=false&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1336227963558309890&lang=en&origin=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button&siteScreenName=lajminet&theme=light&widgetsVersion=ed20a2b%3A1601588405575&width=550px