Policia Rajonale e Kosovës në Rajonin e Gjilanit “hap dyert për” për vizita për qytetarët e saj, transmeton Gazeta Mejdani.
Polica e Kosovës Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në kuadër të aktiviteteve policore për nder të njëzet vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës që nga orët e hershme të mëngjesit ka hapur dyert e stacioneve policore në gjithë rajonin ton.
Qytetaret pjesëmarrës në mesin e tyre një numër i madhe nxënësish nga të gjitha grupe moshat mbi (500) pesëqind, patën rastin nga afër të njihen me njësitet policore, si dhe punën dhe aktivitetet ditore të policisë. Pjesëmarrësve të shumtë ju kanë dhanë rekuizita, flamuj, emblema, lapsa dhe fletore me shenja policore.
Policia e Kosovës është e përkushtuar dhe gjithmonë vepron dhe punon, për krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë qytetarët e saj.
Discussion about this post