Mungesa e kryeministrit Avdullah Hoti, mungesa e ministrave dhe mungesa të deputetëve e kanë përcjellur seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku përsëri ka dështuar dhe është mbajtur thuajse kot.
Pas gati dy orësh seancë monotone dhe me mungesa të deputetëve, janë votuar për miratim disa pika të mbetura nga seancat e kaluara, por 31 prej tyre kanë dhe dy janë votuar.
Këto pika kanë dështuar të miratohen si rezultat i mungesës së kuorumit, ani pse në sallë pati pjesëmarrje të mjaftueshme të deputetëve, mirëpo jo të gjithë morën pjesë në votim.
Për çudi të madhe, sot në seancën e Kuvendit deputetët kanë arritur të miratojë dy pika të rendit të ditës
Kuvendi i Kosovës me 75 vota për, asnjë abstenim dhe asnjë kundër ka miratuar rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2019.
Deputetët me 68 vota për kanë miratuar edhe rezolutën nga debati parlamentar në lidhje me sensibilizimin dhe masat që duhet të ndërmerren nga Qeveria dhe institucionet përgjegjëse në luftën kundër kancerit të gjirit.
Ndër të tjera, Kuvendi dështoi të miratojë Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së dhe Rezolutën për të pagjeturit.