Në debatin mes Adelina Ismailit dhe Arif Vladit është përfshirë edhe Ibrahim Kelmendi.
“Marshi i UÇK-së” është bërë mollë sherri mes Adelina Ismailit dhe Arif Vladit, shkruan lajmi.net.
Kjo për shkak se këngëtarja ka deklaruar se Arif Vladi ishte paguar për këtë këngë, ndërsa kjo deklaratë e saj u përcoll me reagime të shumta.
Vladi kishte thënë se nëse Adelina nuk arrin të tregojë se kush e ka paguar, do të përballet me ligjin, ndërsa artistja insistoi që ai të tregonte nëse është paguar apo jo.
Së fundi, ish-veprimtari i LPK-së, Ibrahim Kelmendi është përfshirë në këtë dramë, ai përmes një postimi të gjatë pranon se Arif Vladi është paguar për “Marshin e UÇK-së”.
Madje, ai thotë se një gjë e tillë ka ndodhur në vitin 1998 dhe kjo pagesë ishte për për faktin se ishte nevojitur për autorin e tekstit, kompozitorin dhe studion ku do të incizohej kënga.
Kelmendi deklaron se edhe pse Vladi i kishte thënë se për atë projekt mjaftojnë vetëm 500 dollarë, ai ia kishte dhënë 1000 dollarë.
Ndër të tjera, këtë e quan investim simbolik për një dobi të madhe, andaj shton se për këtë gjë artisti nuk ka përse të ndihet i fyer e as mercenar.
Ibrahim Kelmendi po ashtu thotë se gjithë këtë keqkuptim e provokoi Adelina Ismaili, të cilën e quan matrapaze.