Telekomit, ka kërkuar nga ana e Devollit, që të bëjnë marrëveshje, për shlyerjen e detyrimeve financiare ndaj tyre, në një periudhë pesë vjeçare.
Edhe pas zotimeve të vet kryeministrit dhe dakordancës që marrëveshja do të nënshkruhet këtë javë, zyrtarët e Dardafon me një email kanë kërkuar nga përmbaruesi i tyre që t’i bllokojë llogaritë e Telekomit të Kosovës.
Ata kanë kërkuar nga kompania e Blerim Devollit ‘Z-mobile’, që menjëherë të zhbllokohen xhirollogaritë e Telekomit, në mënyrë që t’i hapet rrugë marrëveshjes.
Telekomi i Kosovës i vetëdijshëm për gjendjen e krijuar në vazhdimësi ka realizuar takime të përbashkëta, me aksionarin dhe kompanin Dardafon për të gjetuar zgjidhjen.
Kjo është deklarata e plotë e Telekomit:
Së fundmi janë mbajtur dy takime ku prezent ka qenë Ministri dhe zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit dhe përfaqësuesit e Dardafon për të gjetur një zgjidhje. Ne si Telekom i Kosovës kemi dhënë propozimin tonë që riprogramimi i borgjit të bëhet për 5 vjet ndërsa pas diskutimeve dhe ndërmjetësimit të qeverisë në parim është vendosur që borgji të paguhet për dy vjet.
Një konfirmim i tillë ju është dhënë përfaqësuesve të Dardafon edhe nga vet kryeministri i vendit në një takim javën që shkoj.
Kryeministri dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit ju kanë kumtuar përfaqësuesve të Dardafon se qeveria do të ndërmjetësoj këtë marrëveshje do të jetë garantues i saj që borgji të paguhet brenda dy vjetëve.
I tërë procesi proceduralisht është shtyrë për disa ditë për shkak se disa zyrtar të Minsitrisë së Financave kanë qenë të infektuar me virusin COVID19.
Mirëpo edhe pas zotimeve të vet kryeministrit dhe dakordancës që marrëveshja do të nënshkruhet këtë javë zyrtarët e Dardafon me një email kanë kërkuar nga përmbaruesi i tyre që t’i bllokoj llogaritë e Telekomit të Kosovës, pra kjo që ka ndodhur sot ka qenë një thyrje e marrëveshjes se arritur tashmë dhe kështu kanë rrezikuar skajshmërisht funksionimin e ndërmarrjes. Kërkojm që menjëherë të zhbllokohen llogaritë tona dhe kështu t’i hapin rrugë marrëveshjes.