Udhëheqës dhe grupe të ndryshme në gjithë botën myslimane janë bashkuar si rrallë herë në debate në mbrojtje të Muhamedit a.s. dhe të Turqisë. Përderisa në botën muslimane kanë shpërthyer protestat gjithandej, Evropa po qëndron pranë Macron dhe po kritikon ashpër Turqinë, shkruan al-Jazeera, transmeton Gazeta Mejdani.
Reagimi ndaj kritikës së Presidentit francez Emmanuel Macron ndaj Islamit është intensifikuar pasi Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan vuri në dyshim shëndetin mendor të homologut të tij, ndërsa myslimanët në disa vende po kërkojnë bojkotin e Francës, transmeton Al-Jazeera.
Duke bërë kritikën e tij të dytë të mprehtë kundër Macron në dy ditë e fundit, Erdogan tha të dielën se presidenti francez kishte “humbur mendjen dhe se i duhej tratman psikiatrist”. Kjo bëri që ministri i jashtëm francez ta thërret ambasadorin e vetë në Ankara që të vijë në Paris për konsulltime.
Debati francez mbi Islamin u ashpërsua edhe më shumë pas prerjes së kokës së një mësuesi që kishte ekspozuar karikaturat e Muhamedit a.s, në një shkollë.
Myslimanët besojnë se çdo përshkrim i Profetit është blasfemues.
Të premten, karikaturat u projektuan në ndërtesat qeveritare në Francë. Në fillim të këtij muaji, Macron e përshkroi Islamin si një fe “në krizë” në të gjithë botën dhe u zotua të paraqesë në dhjetor një projekt-ligj edhe më të ashpër që ndan kishën dhe shtetin në Francë.
Që nga e premtja, media sociale të panumërta kanë qenë e mbushura me kritika ndaj Macron, si nga vendet perëndimore, si nga Lindja. Përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Kuvajtin, Katarin, Palestinën, Egjiptin, Algjerinë, Jordaninë, Arabi Saudite dhe Turqinë, shkruan Al-Jazeera English./Gazeta Mejdani/