Anija turke e kërkimit gjeologjik nënujor “Oruc Reis” do të jetë në Mesdheun lindor nga 12 deri në 20 tetori, ku ishte në gusht dhe shtator, duke shkaktuar tensione të konsiderueshme me Greqinë, tha marina turke.
“Oruc Reis” do të kryejë detyrat e tij në rajon, përfshirë jugun e ishullit grek Kastelloriz, thuhet në mesazhin e dërguar përmes sistemit të alarmit detar Navtex, raporton AFP.
Raportet midis Athinës dhe Ankarasë janë tensionuar ndërsa Turqia dërgoi anijen, të shoqëruar nga anije luftarake, nga 10 gusht deri në mes të shtatorit për të kryer kërkime pranë ishullit grek, dy kilometra nga kufiri turk.
Zona besohet të jetë e pasur me gaz natyror.
Ndërsa Turqia pretendon se Ankaraja dhe turqit qipriotë kanë të drejta në rajon, Greqia po sfidon veprimtaritë aktuale të Turqisë për kërkimin e energjisë në Mesdheun lindor.
Athina po përpiqet të caktojë territorin detar të Turqisë në bazë të ishujve të vegjël grekë të vendosur pranë bregdetit turk.