Azerbajxhani po realizon një ofensivë veçse në tokat e saj. Dhe ky operacion nuk tejkalon kurrsesi kufijtë e tij të ligjshëm. Karabagu dhe tokat e tjera azerite të pushtuara, sipas legjitimitetit ndërkombëtar janë zonë të sovranitetit të Azerbajxhanit. Por janë pushtuar.
Shkruan: İbrahim Karagül
Dhe qeveria e Bakusë po ndërmerr një operacion ushtarak sypatrembur për ti dhënë fund këtij pushtimi. Për herë të parë pas tridhjetë vitesh braktis pozicionin e mbrojtjes dhe po kalon në pozicionin e ofensivës. Po realizon një operacion më se të suksesshëm.
Pastron qytetet, fshatrat, malet, pllajat, ujërat dhe trojet.
Kjo nuk është luftë, por përplasje me terrorin, është një operacion i brendshëm i sigurisë.
A ka ndonjë problem deri në këtë pikë? A ka ndonjë proble për Rusinë? A ka ndonjë problem për Iranin? A ka ndonjë problem për Francën, BE-në ose SHBA-në?
Jo… S’ka përse të ketë…
Grupi Minsk i OSBE-së e mbante nën siguri dhe mbrojtje pushtimin prej 30 vitesh. Por tashmë mori fund…
A ka të drejtë mbi këtë Azerbajxhani? A ka kompetencë dhe përgjegjësi për të mbrojtur, shpëtuar dhe mbajtur në dorë tokat e tij?
Pa dyshim që ka. Kjo është e drejta më themelore, e drejtë e cia kurrë nuk mund të diskutohet.
Deri në këtë pikë bota nuk mund të ketë qoftë edhe një kritikë të vetme, një reagim të vetëm që mund ti thotë Azerbajxhanit. Ai që i kundërvihet këtij fakti është pushtues. Një kundërvënie e tillë do të nënkuptonte sulmin ndaj Azerbajxhanit!
Por kjo nuk është e vlefshme për Armeninë. Qeveria e Armenisë sulmon drejtpërdrejt Azerbajxhanin prej tridhjetë vitesh. Pushton qytetet dhe tokat e tij. Me mbështetjen që merr nga arena ndërkombëtare përsëri mban nën siguri këtë pushtim nën tryezë prej tridhjetë vitesh.
Grupi Minsk i OSBE-së, që prej themelimit e deri më sot, nuk ka bërë asgjë tjetër veçse të mbajë nën siguri pushtimin armen dhe të frenojë Azerbajxhanin. Kjo strukturë u formua krejtësisht mbi vonimin e Azerbajxhanit në veprimet e tij. E kreu detyrën e saj si e tillë. Por tashmë mori fund.
Kush bëri të mundur që Armenia të sulmojë Azerbajxhanin? Cila është përllogaritja pas kësaj?
Sulmi i Tovuzit ishte një plan pushtimi shumëdimensional për Armeninë, ndërsa për forcën dhe kapitalin pas saj ishte një iniciativë e mirëllogaritur në aspekt të gjeopolitikës së energjisë.
Armenia fitoi një tender multikombëtar duke thënë “Gjithsesi Azerbajxhani nuk është i aftë të kundërpërgjigjet”. Ndërsa ata që kishte pas saj menduan se do e ndryshojnë lehtësisht ekuacionin e energjisë duke thënë, “Sidoqoftë Azerbajxhani nuk mund të kalojë në veprim”.
Sipas tyre në gjeopolitikën energjike do të ketë ndryshime tronditës, e ndërkohë Erivani do të dilte fitimtar. Roli që u ngarkua mbi PKK-në dhe DEASH-in në Irak dhe në Siri për shkak të veçorisë së çështjes, iu ngarkua Armenisë për rajonin e Kaukazisë.
Tovuzi ishte nisma e përllogaritjes së madhe. Do të kishte një vazhdimësi. Qeveria e Erivanit nisi sulme në pamje të parë të pajustifikueshëm njëri pas tjetrit. Do të zgjeroheshin zonat e pushtuara, Azerbajxhani do të zihej ngushtë në qoshe, do të dënohej që të angazhohej veçse me disa agjenda të caktuara.
E tashmë Erivani dhe ata që fshehen pas tij po përjetojnë një super shok.
Ata e filluan këtë punë duke u bazuar në atë që kishin mësuar përmendësh prej tridhjetë vitesh. Mirëpo nuk arritën të mendojnë se ata tridhjetë vite kishin marrë fund. Trajnimet e përbashkët ushtarakë që nisi Turqia dhe Azerbajxhani menjëherë pas sulmeve shpallën se tashmë ata që ishin përjetuar deri më sot në Kaukazi kishin marrë fund.
Turqia theu dhe vazhdon të thyejë tabutë në Irak, Siri dhe në Mesdheun Lindor. Tani ai gjenialitet dinamik do të thyente tabutë edhe në Kakuazi. E kështu ndodhi. Ndaj sulmeve të fundit të Armenisë Azerbajxhani u kundërpërgjigj me një operacion të fuqishëm në përmasa të paparashikueshme.
Kjo ishte një situatë që shokoi të gjithë shtetet që gjendeshin pas Erivanit, shtetet dhe forcat që mundoheshin të ndryshonin gjeopolitikën e energjisë. Nuk e pandehnin. Thonin se diçka e tillë ishte e pamundur.
Forca e Azerbajxhanit dhe lidershipi i Alijevit u vunë në lëvizje.
Ja që Azerbajxhani u ringjall. Shteti më i fuqishëm i Kaukazisë e tregoi veten qartazi. Presidenti Ilham Alijev shfaqi një lidership të pabesueshëm me qëndrimin e tij guximtar dhe të vendosur.
Tani Armenia vazhdon të veprojë ashtu siç ka vepruar prej tridhjetë vitesh. Vazhdon të sulmojë Azerbajxhanin. Merr si objektiv qytetet dhe civilët e Azerbajxhanit. Ndërkohë kur qyteti Gence dhe qytetet e tjerë dhjetra kilometra në brendi të Azerbajxhanit, të cilët goditen me raketa, nuk janë sheshbetejë. Qytetet e Armenisë dhe Azerbajxhanit nuk janë fushë lufte. Azerbajxhani realizon operacion veçse në tokat e tij legjitime.
Pra Azerbajxhani po realizon një operacion ushtarak, e Armenia një luftë.
Po synohet një strategji shumë e shëmtuar ushtarake: Tërheqja në luftë e Rusisë dhe Iranit.
- Armenia po e mbart luftën në fushën civile. Pushtimet që i nisi dhe i vijimësoi me masakra kërkon ti mbajë më këmbë përsëri me masakra. Përdor metodat e terrorit.
- Armenia mundohet të mbartë luftën jashtë Karabagut. Kjo është një strategji lufte shumë e shëmtuar. Erivani me këtë mënyrë mundohet të nisë një luftë totale mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, e mundohet të përfshijë një rajon të tërë në këtë luftë.
- Gjoja mundohet të tërheqë brenda luftës Rusinë dhe Iranin, të mundësojë që këta dy shtete të ndërhyjnë në Azerbajxhan dhe të vërë në lëvizje botën perëndimore.
- Nuk besoj se Rusia dhe Irani do të bien në këtë kurth. Asnjëri prej dy shteteve nuk duhet të jetë pjesë e kësaj loje të pavlerë dhe të lirë.
Po nëse Erivani ia arrin, cilët do të jenë rezultatet?
- Por le të themi se e hëngrën karremin dhe u bënë pjesë e kësaj loje:
Në etapën e 1-rë do të ketë një tejkalim nga dimensioni i pushtimit të Karabagut në luftën Azerbajxhan-Armeni.
Në etapën e 2-të kjo përplasje do të përhapet në gjithë Kaukazinë Jugore.
Në etapën e 3-të në Azerbajxhanin iranian do të shkaktohen tronditje të thella dhe bota perëndimore do e përdorë këtë kundër Iranit.
Në etapën e 4-t do të ketë pasqyrime serioze edhe mbi veriun e Kaukazisë.
Në etapën e 5-të, etapë kjo e cila është më e rrezikshmja, do të nisë një përplasje shumë e madhe force mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit.
Mos vallë po planifikohet një luftë Turqi-Rusi-Iran?
Në etapën e 6-të Armenia dhe forcat që provokojnë këtë luftë do të tentojnë ta shndërrojnë në luftë treshe konfliktin në fjalë. Zvarritja e tre shteteve në një kurth të tillë nënkupton përfshirjen në luftë të të gjithë rajonit, nga Kaukazia deri në Gjirin e Basrës, nga Deti i Zi në Mesdheun Lindor. E ky do të ishte një rrënim shumë i madh.
Në etapën e 7-të duhet të drejtojmë këtë pyetje: Vallë forcat që mundësuan sulmin e Armenisë ndaj Azerbajxhanit, procesi që nisi bashkë me sulmin e Tovuzit, gjenialiteti pas kësaj, po synojnë një luftë treshe Turqi-Rusi-Iran?
Në etapën e 8-të Rusia dhe Iranin duhet të tërheqin menjëherë Armeninë nga Karabagu dhe zonat e pushtuara. Këtë duhet ta bëjnë personalisht ata. E nuk duhet të marrin në konsideratë aspak këtë kurth të madh!
Në etapën e 9-të Erivani po vë në veprim një lojë si ndaj Rusisë, ashtu edhe ndaj Iranit.