Kryeministri i Kosovës ka dalë në një konferencë për media, bashkë me Oliver Varhelyi, komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, pas takimit me këtë të fundit.
Në pyetjen se çfarë do të ndodhë nëse nuk do të arrihet një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, Hoti tha se do të ishte mirë edhe për Evropën të arrihej kjo marrëveshje.
Sidoqoftë, nëse një gjë e tillë nuk arrihet, i pari i ekzekutivit tha se do të vazhdojnë në paqe si dy shtete fqinje.
“Ne jemi të përkushtuar për dialog, një muaj, dy, ose 1 vjet. Nëse e arrijmë marrëveshjen përfundimtare do të ishte shumë mirë për popullin e Kosovës, për rajonin dhe Evropën në përgjithësi. Nëse nuk e arrijmë do të vazhdojmë në paqe si dy shtet fqinje”, tha Hoti para gazetarëve.