Gjatë një bisede mes Erdogan dhe Merkel, Presidenti i Turqisë e ka bërë me dije kancelaren gjermane se Turqia insiston në ruajtjen e paqes dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se për zgjidhjen e problemit të territoreve të Azerbajxhanit duhen zbatuar rezolutat e Kombeve të Bashkuara.
Sipas deklaratës së bërë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës turke gjatë bisedës të dy liderët i bënë një vlerësim çështjeve rajonale me në krye zhvillimet e fundit në Mesdheun Lindor dhe Libi si dhe çështja Azerbajxhan-Armeni.
Ai tërhoqi vëmendjen se pavarësisht qëndrimit të vendit të tij me qëllim të mirë, BE-ja i është nënshtruar presionit dhe shantazhit të Greqisë dhe Administratës Greke të Qipros Jugore. Presidenti turk potencoi se interesat e mëdha të Evropës nuk duhet të sakrifikohen për interesat e vogla të disa anëtarëve të Unionit.
Erdoğan më tej tha se për zgjidhje të përhershme të problemit rreth tokave të okupuara të Azerbajxhanit nga Armenia duhet të zbatohen rezolutat e OKB-së dhe të përmbushen kërkesat e ligjit ndërkombëtar, ndërsa tha se mundësia që ka dalë falë qetësisë së siguruar në terren në Libi nuk duhet të humbet.
Kurse në lidhje me Libinë, Erdogan i përcolli Kancelares gjermane se falë qetësisë së arritur në terren në Libi nuk duhet humbur rasti që ka dalë në shesh.