Është vetëdorëzuar para pak çastesh deputeti romë Etem Arifi.
Siç mëson media, ai para pak çastesh është dorëzuar në burgun e Hajvalisë.
Ndryshe ai ka shterur të gjitha mundësitë që kishte për të refuzuar të shkonte në burg, meqë tani edhe Gjykata Kushtetuese i ka refuzuar ankesën.
Ai akuzohet dhe është dënuar për mashtrim me subvencione.