Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Turqi tha se harta e Seviljes, rreth rripit kontinental grek të pretenduar në Mesdheun lindor, nuk ka ndonjë rëndësi ligjore.
Shtetet e Bashkuara nuk e konsiderojnë hartën e Seviljes që të ketë rëndësi ligjore”, tha ambasada e SHBA në Ankara.
“Ne gjithashtu e kuptojmë që Bashkimi Evropian nuk e konsideron hartën e Seviljes si një dokument ligjërisht të detyrueshëm,” tha ajo.
Gjithashtu thuhet se në kontekstin e politikës globale, Shtetet e Bashkuara nuk marrin pozicione mbi mosmarrëveshjet mbi kufijtë detarë të vendeve të tjera.
Harta kufizon të drejtat e Turqisë në Mesdhe
“Kufijtë detarë të vendit në fjalë duhet të zgjidhen me marrëveshje sipas ligjit ndërkombëtar. Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht dialogun dhe negociatat dhe në këtë kuptim inkurajon Greqinë dhe Turqinë të rinisin negociatat sa më shpejt të jetë e mundur,” tha deklarata.
Nënpresidenti turk Fuat Oktay komentoi hartë të ashtuquajtur të Seviljes muajin e kaluar.
“Ne (Turqia) jo vetëm që do t’i thyejmë ata që e kanë në mendje këtë hartë, por gjithashtu do ta shqyejmë hartën,” tha Oktay.
E ashtuquajtura hartë nga Sevilja po përpiqet të kufizojë sovranitetin e Turqisë në Mesdhe në 41,000 kilometra katrorë.