Dalja nëpër bjeshkë është nevojë, por edhe cilësi e njerëzve që duan rekreacione e pushime. Edhe nëse jo gjithmonë e jo gjithë secili, edhe politikanë të Kosovës e bëjnë këtë disa herë.
Kësaj radhe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka qëndruar në stanet e familjes Demaj në Bjeshkët e Istogut – Cerovodës.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ku ka bashkangjitur edhe fotografi, ka thënë se me bashkëluftëtarët ka ecur përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, ndërsa thotë se vendi ynë ka bukuri të shumta natyrore.
Në foton e publikuar shihet se Thaçi ka qenë i shoqëruar nga miku i tij i ngushtë, Hajredin Kuçi dhe Sami Lushtaku.
“Ishte kënaqësi e veçantë për mua dhe bashkëluftëtarët e mi të kalojmë një pasdite të bukur te stanet e familjes Demaj në Bjeshkët e Istogut – Cerovodës dhe të ecim përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, drejtimi i Tutinit. Kosova është e pasur me bukuri të shumta natyrore. HTH”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post