Deputetja e Partisë Komuniste (KKE) në Greqi, Liana Kanelli komentoi zhvillimet e fundit në Mesdheun Lindor në emisionin “Ateriastus” që jepet në televizionin “SKAI”.
“Erdoani është një mendje strategjike, Turqia është një superfuqi rajonale. Ne bëjmë gabim që i besojmë Francës”,- u shpreh Kanelli.
“Askush nuk vjen në Greqi sepse na do shumë neve. Asnjë nuk vdes për interesat greke”,- shtoi ajo.
Deputetja greke kritikoi edhe politikën e qeverisë së Kryeministrit Kyriakos Miçotakis në Mesdheun Lindor.
“Disa hedhin parullën e aleancës midis Greqisë dhe Francës. Dikur ne prisnim pemët para se presidenti francez Giscard d’Estaing të vinte këtu (në Greqi)”,- tha ajo.