I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar ndaj deklaratës së Koordinatorit për Çështje të Mijëvjeçarit, Petrit Selimit, i cili ka thënë se ka mundësi që SHBA-të të heqin vizat për kosovarët brenda 45 ditësh.
“Shuplaka e fortë në fytyrë e BE-së në qëndrimin e saj racist ndaj Kosovës mund të vijë Uashingtoni dhe administrata e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Mediat e Kosovës raportojnë se SHBA do të njoftojë për udhëtimin pa viza për Kosovën dhe Serbinë në Shtetet e Bashkuara, 45 ditë pas Marrëveshjes për Normalizimin e Ekonomik”, shkruan Selimi.
Ndaj këtij postimi ka reaguar Grenell, duke e mohuar një gjë të tillë.
“Nuk është e vërtetë”, ka shkruar shkurt Grenell, si përgjigje në Twitter, ndaj postimit të Selimit.