Negociatat e ndërmjetësuara nga BE-ja për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë mund të çojnë në një marrëveshje brenda muajsh, ka thënë të hënën Miroslav Lajçak, i dërguari i BE-së i ngarkuar me një prej problemeve më të rënda territoriale evropiane, raporton Reuters.
I pyetur nëse një marrëveshje mund të arrihet, Lajçak tha para gazetarëve në margjina të një konference rajonale në Slloveni se do të ishte gabim të parashihet një datë pasi që “janë ende disa çështje të komplikuara për t’u adresuar”.
“Të shohim se sa kohë do t’na nevojitet, por po flas për muaj, nuk po flas për vite”, ka shtuar ai. “Të dyja palët janë të përkushtuara, të dyja palët janë serioze, e respektojnë njëra-tjetrën”, transmeton Zeri.info.
Veç dialogut që po zhvillohet në BE-ja, delegacionet më të larta shtetërore nga Kosova dhe Serbia do të takohen edhe në SHBA javën e ardhshme për të adresuar bashkëpunimin ekonomik.
Pas takimit me Lajçakun në konferencë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se i ka paraqitur qëllimet e Serbisë para Lajçakut, mbi të gjitha zbatimin e një marrëveshjeje të mëhershme për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“E respektoj shumë atë që Lajçaku po e thotë për normalizimin… i cili është legalisht dhe politikisht ndryshe nga ajo që po e thonë Prishtina dhe disa të tjerë”, ka cituar agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” të ketë thënë Vuçiqi.