Megjithë që shpresohejnë Gjermaninë se do të gjejë ndonjë mundësi për zgjiedhje paqësore, tani më pritet një tensionim i skajshëm në Mesdhe pas deklaratës së Merkel. Merkel u deklarua për qëndrimin e Gjermanisë në këtë mosmarrëveshje, shkruan Gazeta Mejdani.
Pyetja që vetvetiu shtrohet tani është: Kah po shkon Mesdheu, apo, a ka kush që mund ta ndalë një luftë të mundshme, përveç tërheqjes së Turqisë nga pozitat e saj?
Merkel i jep fund shpresave që priteshin nga Gjermania për të gjetur një mënyrë paqesore të zgjidhjes së problemit në Mesdheun Lindor.
Ajo sapo ka deklaruar se BE-ja si tërësi, pra të gjitha shtetet e saj obligohen ta mbështesin Greqinë. Këto shtete duhet t’i rrijnë pranë Greqisë. Megjithëqë Gjermania deri më tani u mundua të gjejë një gjuhë të përbashkët dhe paqesore mes Greqisë dhe Turqisë, Gjermania do të jetë e rreshtuar me vendet e BE-së. Be-ja si tërësi duhet ta mbrojë Greqinë aty ku ajo ka nevojë dhe aty ku ajo ka të drejtë.
Duke komentuar qëndrimin e Francës dhe të presidentit të saj Emmanuel Macron që ishte mjaft aktiv në lidhje me mosmarrëveshjen mes Greqisë dhe Turqisë, Merkel ka thënë: “Këto raportje janë shumë dimensionale. Turqia është anëtare e NATO-s. Mosmarrëveshja është mes dy vendeve anëtare të NATO-s. Kjo situatë neve nuk guxon të na gjejë inferiorë, ka thënë Kancelarja gjermane, Merkel./Gazeta Mejdani/