Rreth 270 protestues janë vrarë ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur që nga marsi i vitit të kaluar kur filluan protestat në Gaza.
Palestinezët janë tubuar sot në afërsi të kufirit mes Rripit të Gazës dhe Izraelit për të protestuar kundër okupimit disadekadash të territoreve palestineze nga ana e Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetit Kombëtar për Kthimin dhe Ndërprerjen e Rrethimit (NARBS) në Gaza, i cili i organizon tubimet javore, u bëri thirrje palestinezëve që të marrin pjesë në protesta.
“Kudsi ka qenë dhe akoma është kryeqyteti i popullit palestinez”, thonë nga NARBS, duke hedhur poshtë përpjekjet e Izraelit për “hebraizimin e qytetit”.
Që nga marsi i vitit të kaluar kur filluan protestat në Gaza, rreth 270 protestues janë martirizuar ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur nga forcat izraelite të vendosur në afërsi të ‘zonës tampon” që shërben si kufi.
Protestuesit kërkojnë t’i japin fund bllokadës 12-vjeçare të Izraelit ndaj Gazës, e cila ka shkatërruar ekonominë e enklavës bregdetare dhe ka privuar 2 milionë banorët e saj nga shumë nevoja elementare.
Discussion about this post