Kreu i Partisë Nacionaliste Turke, Bahçeli, i njohur me qëndrimet e tij të prera dhe i afërt me Erdogan, sot ka reaguar ashpër ndaj Greqisë dhe i ka bërë me gisht kërcënues Athinës, transmeton Gazeta Mejdani.
Gazeta turke ‘Yeni Safak’ thotë se Bahçeli këto fjalë i ka thënë sot para opinionit turk dhe e ka bërë me dije se Greqia po përgatitë skema të pamoralshme dhe të rrezikshme,.
Për më tepër, ai ka shtuar se: Me 4 gusht ndodhi shpërthimi katastrofik në posrtin e Bejrutit. Në ndër kohë, mes Turqisë dhe Greqisë po thellohen mosmarrëveshjet. Greqia po bënë lojëra të ndyta. Nga njëra anë ulet me Turqinë pranë tavolinës së bbisedimeve në Gjermani, e në anën tjetër bënë marrëveshje të ndryta me Egjiptin. Ajo marrëveshje është e jashtëligjshme, është një vveprim i pamoralshëm dhe ne fare nuk e njohim”.
“Marrëveshja e Greqisë me Egjiptin kundër Turqisë është e papranueshme. Me Turqinë nuk bëhet shaka. Jemi shumë seriozë dhe nuk ka fuqi në botë që mund ta ndalë më Turqinë nga Mesdheu”, ka thënë kreu i Partisë Nacionaliste Turke (MHP), Bahçeli./Gazeta Mejdani/