Qeveria e Libanit dha dorëheqje të hënën, për shkak të situatës aktuale që u shkaktua në vend nga shpërthimi në Bejrut.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri libanez, Hassan Diab, gjatë një konference për shtyp.
Dorëheqja e qeverisë aktuale vjen si pasojë e protestave që zunë vend në Liban, kur qytetarët kërkuan llogari nga udhëheqësit e tyre për menaxhimin e situatës.
Shpërthimi në Bejrut la të vdekur rreth 200 persona dhe mijëra të tjerë të lënduar.
Incidenti thuhet se ndodhi në një port detar të kryeqytetit libanez, ku ishin të ruajtura 2,570 tonë nitrat amoniumi.