Një gjë e këtillë kurrë nuk do t’ju kishte rënë në mend, por është shumë e dobishme.
Enët e reja gjithmonë lyeni me majonezë para se t’i përdorni.
Me rastin e përdorimit të parë të enëve të reja, një ndër gjërat më të vështira është heqja e tiketave.
Më së shpeshti tiketat eliminohen me ujë të vakët, mirëpo edhe pas eliminimit të tillë sipërfaqja di të mbetet e ngjitshme, sepse në të kanë mbetur gjurmë të ngjitësit.
Tani është zbuluar triku se si t’i hiqni të gjitha tiketat, madje pa lënë kurrfarë gjurmësh, transmeton Telegrafi.
Në një leckë të pastër qitni pak majonezë dhe me të fërkojeni pjesën ku gjenden mbetjet e tiketës.
Këtë truk provojeni menjëherë, sepse rezultatet do t’ju ngazëllejnë shumë.
Majoneza me sukses do t’i eliminojë të gjitha gjurmët e ngjitësit, sepse yndyrat e saj zbërthejnë ngjitësin, andaj ajo ndikon si tretës natyral. /Gazeta Mejdani/