Sikur ta dinit që gjithë sekretet e bukurisë ndodhen në kuzhinën tuaj ose shumë pranë saj, s’do të shpenzonit as kohë dhe as para për të patur flokë të shëndetshëm
Maskat e kushtueshme të flokëve, nuk e justifikojnë rezultatin, prandaj na lini t’ju themi se duhet të provoni vajin e ullirit.
Është një mrekulli për çdo lloj problemi që mund të keni me to. Duke filluar që nga flokë që këputen e deri tek rritja si me magji e tyre.
Çfarë bën tamam vaji i ullirit?
Gjithçka keni dëgjuar, nuk është thashetheme. Vaji i ullirit ndihmon flokun të zbutet, nuk i lë të elektrizohen, redukton këputjen e tyre dhe ndihmon me elasticitetin.
Gjithsesi, këshilla e vetme që duhet të keni parasysh, është të mos e përdorni më shumë seç duhet, sepse kështu do ta bëni flokun edhe më të rëndë.
Pavarësisht gjithë dobive që vijnë nga përdorimi i tij, duhen ende prova më të sigurta për të vërtetuar që ai ndikon tek rritja e shpejtë e flokëve.
Rekomandohet që të aplikoni vajin e ullirit në flokë 1-2 herë në javë dhe ta mbani në fundet e djegura apo skalp për rreth 1 orë, shkruan Anabel.
Nëse doni ide të tjera për maska flokësh që përgatiten në shtëpi, urdhëroni:
Përbërësit:
▪ 2 lugë gjelle vaj ulliri
▪ 1 lugë gjelle mjaltë
▪ 2 lugë gjelle vaj kokosi
Përgatitja:
I hedhim përbërësit në një enë (fillimisht vajin e ullirit, të kokosit dhe më pas mjaltin) dhe i përziejmë mirë e mirë derisa të krijohet një masë homogjene.
Më pas lyejmë flokët duke shmangur kontaktin me skalpin e kokës. E mira është të lyeni gjysmën e flokut dhe poshtë.
Lëreni maskën të veprojë për 30 minuta dhe më pas shpëlajeni mirë e mirë.
Maska të përsëritet 3- 4 herë në muaj. /Gazeta Mejdani/