Leter perkujtimi Babit tone te dashur🤍
Jeta nis me lote e mbaron me lote. Çka ka rendesi eshte me çka e mbushim. Deri sot ishim drita e syve te tu, e prej sot drita e shpirtit tend.
Te kesh nje Baba si ti.. Te kesh nje shok te jetes si ti, qfare mrekullie per ne!
Njeri me zemer te madhe, me shpirt te bardhe, luftarak deri ne momentet e fundit, qe u mundove ne qdo qast vetem qe ne te jemi te lumtura.
Te punosh e te mos lodhesh, e bere vetem ti. Na mesove te jemi punetore, ta duam jeten dhe te jemi te drejta ne nje bote me plot padrejtesi! Se bashku me Nanin, punuat e u munduat qdo dite, qdo qast vetem per ne!
Me shume sakrifica, arrite qe ne te rritemi, te shkollohemi dhe te behemi te zonjat e vetvetes. Ah sa shume u mundove qe ne te behemi te pavarura. Ne u rritem, por gjithmone do te jemi te voglat e tua,pellumbeshat e tua, ‘vetem’ 4 vajzat e tua.
E bere te qmuar qdo moment te jetes tone, fjalet e tua te pandalshme qe ne te vazhdojme gjithmone perpara, mesimet e tua qe jane thesar per ne!
Ishe njeri qe e adhurove punen, e adhurove jeten, ishe humanist qe nuk ndalove asnjehere duke i ndihmuar njerezit. Duart e tua sheruan shume njerez qe te jane mirenjohes gjithmone, fjalet e tua ndihmuan shume njerez ne momentet me te veshtira.
Sa kohe e shkurte per nje njeri kaq te MADH, me shume vlera. Ti i jepe shume kesaj bote, i jepe shume ketij vendi! Pate edhe shume te besh, edhe shume t’i japesh ketij vendi po fati i hidhur ta keputi rrugen shume heret!
U munduam ta bejme te pamunduren, edhe pse nuk e kishim mendjen tende te ndritur, diturine tende te pafund qe te na ndriqon rrugen dhe te na jep zgjidhjen e kesaj semundje te pameshirshme e mizore!
Iu lutem Zotit per nje mrekulli, po tani po e kuptojme qe MREKULLIA ishe vet ti!
Jemi krenare per nje Baba dhe Burre si ti! Gjithmone faqebardhe dhe me kokenlarte, me shume krenari do te themi qe jemi vajzat e tua!
Nje njeri kaq zemermire, nje Baba kaq te dashur, nje Bashkeshort i pashoq , nje Mjek humanist, nje Profesor te perkushtuar, udherrefyes per shume gjenerata nuk do te kete me asnje si ti ne kete bote.
I pazevendesueshem per ne!
Te duam shume.. do te kujtojme me shume mall e krenari dhe me fotografite qe gjithmone i deshte shume.
Lum ne e lum gjithe Kosova qe te pat.
Te gjitha na i mesove por nuk na mesove vetem kete gje.. se si te jetojme pa ty?!