Një person ka dalë te vendi ku pritet të nis ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, duke kundërshtuar protestën që është paralajmëruar për në ora 11:00.
Ai iu është drejtuar policisë dhe gazetarëve që momentalisht janë duke qëndruar në vend të ngjarjes.
“Propaganda e qytetit, këta janë ata që bajnë sihër edhe maxhi, jeni duke ma cënu të drejtën tem”, thotë ai.
“Normal që bohna terrorist, ku janë të drejtat e njerit, çka është ky s’është shqiptarizëm, ky janë kulet ku janë tirqet, jeni bo krejt francuza”, ka thënë ky qytetar.
I njejti shton se para se të dilte për të u munduar që të ndalojë protestën është përshëndetur me gruan dhe fëmijët.
“Sot jam ardhë qetu, përndryshe jam i përgatit me dekë. Nuk jam ardhë me shit fall, po boll osht boll, jam përshëndet me gru edhe me fminë jam ardhë për qet punë. Unë rri qetu u kry ky muhabet”, shtoi i njëjti.