Pas publikimit të lajmit nga ana e Kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, se Mustafa Bajrami i është bashkangjiur rrugëtimit të tij politik, kanë reaguar me shkrime të ndryshme mediat në vend, shkruan Gazeta Mejdani.
Ka pasur reagime edhe nga qytetarët dhe komentuesit nëpër rrjete sociale.
Në lidhje me këto të reja, sot Mustafa Bajrami ka dalë me një sqarim për pinionin. Ai ka përmendur disa nga aktivitetet dhe angazhimet e tij të deritanishme duke vënë në spikamë vullnetin dhe përpjekjet e tij të jetë në vijën e kuntributit për vendin dhe shoqërinë.
Më poshtë gjeni postimin e tij në plotë në Facebook:
Siç keni dëgjuar, unë nga sot po angazhohem më drejtpërdrejt në politikë. Për të mësuar nga politika dhe për t’i dhënë politikës nga ajo pak që di e që kam. Dhe, kjo nuk është hera e parë.
Miq të dashur!
Përkrah rrugëtimit tim shkollorë e akademikë, përpjekjet e mia për të qenë në vijën e kontributit për vendin dhe popullin tim asnjëherë nuk kanë munguar. Nuk kanë munguar as kur jeta ishte e qetë e as kur pati dallgë të vështira e të rrezikshme. Nuk do të mungojnë as në të ardhmen.
Asnjëherë në jetën time nuk kam qenë i prirë të flas shumë për vetveten. Në këtë pikë i kam qëndruar besnik këshillës së prindit tim të mos e bëjë një gjë të tillë. Por ja që sot, për hirë të opinionit mbarë dhe të miqve të mi gjithandej, dua t’i përmendi vetëm disa nga rrugëtimet e jetës sime.
Që nga koha kur isha student në Egjipt dhe kryetar disavjeçarë i Unionit të Studentëve atje, pastaj, si student pos-diplomik në Turqi dhe si përfaqësues i vendit tim atje, si organizator i tubimeve më të mëdha shqiptare që ishin bërë ndonjëherë në Turqi, si ushtar i UÇK-së dhe si kontribuues i paepur i luftës për liri, si kuadër specialist i ftuar në Dubai dhe si Drejtor i njërës prej qendrave kulturore të njohura në botë, si Përfaqësues i Agjencisë Kosovare për Promovim dhe Investime, si Përfaqësues i Odës Ekonomike të Kosovës atje, si Përfaqësues i Qeverisë së Kosovës gjithashtu atje, si lobues i palodhshëm në mbi 30 shtete për njohjen e Kosovës, si profesor universitarë, si drejtor i instituteve kërkimore-shkencore, si kryeredaktor i dy revistave periodike shkencore e themelues e botues i njërës prej tyre, si autor i qindra shkrimeve shkencore, politike, filozofike, teologjike e kulturore dhe si pjesëmarrës në dhjetëra konferenca e tubime shkencore në vend e në botë, si mik i afërt e si këshilltar i disa burrështetasve në botë, dhe, njëjtë ashtu aktiv në shumë ngjarje tjera politike e diplomatike, unë deklaroj botërisht se ndjejë për obligim të falënderojë Zotin për atë që më kishte dhuruar e mundësuar, sikur ndjejë për borxh të shprehi falënderimet e mia më të thellë për miqtë e mi që i besojnë mundësive, aftësive dhe gatishmërisë sime të jam edhe më tutje në vijën e kontributit për këtë vend dhe për këtë shoqëri.
Sidomos për ata që nuk kanë dijeni të mjaftueshme mbi shkencat teologjike dhe rreth sistemeve arsimore të universiteteve nëpër botë, deklaroj: Po, jam medresant. Kam kryer studimet në Az’harin e Madh në Kajro. Kam vazhduar masterin dhe doktoratën në Turqi. Në tezën e magjistraturës kam punuar në Logjikë, “Demonstrimi Logjik -Sylogjizmi me Premisa Decide- Alatylitca Posteriora” e në doktoratë, gjithashtu në Logjikë-Filozofi Analitike, “Analizimi dhe Sintetizimi i Argumentit Logjik në Inkoherencat Filozofike, Atalytica Priora”, ku që të dyja këto teza janë shumë specifike dhe të rralla për nga brumi i tyre në historinë e mendimit islam.
Folur me gjuhën e jetës, është e vërtetë se unë disa herë kam rënë pre e njerëzve të pabesë që i kam pas përreth dhe të tjerëve që u jam afruar. Të pabesit e sidomos të sëmurët për pushtet janë njerëz të rrezikshëm. Më të rrezikshmit që njeh gjinia njerëzore. Dhe, këta të pabesë, si të tillë që ishin, ende janë në gjendje të përgatisin kurthe e të thurin shpifje nga më të ndytat. Sepse misioni tyre është diskreditimi i çdo njeriu me sadopak vlera që ka. Mbase, diskreditimin e çdo vlere.
Të mos harrojmë! Partitë politike në esencë janë vlera. Janë vlera politike udhëheqëse të shoqërisë. Pa to nuk ka jetë demokratike e as shtet demokratik. Ato i tubojnë pranë vete njerëzit që dëshirojnë të punojnë. Mundohen t’i përzgjedhin më të mirët. Por, është mase e vërtetë se partitë politike kanjëherë dinë edhe t’i nëpërkëmbin programet e tyre, sikur që një numër i njerëzve të cilët angazhohen nëpër parti dinë edhe të mospërfillin si duhet programet dhe platformat e partive të tyre. E pra, është krejt normale që njerëzit të kenë preferensa të ndryshme ndaj njërës apo tjetrës parti. E gjithsesi, nuk është e domosdoshme që të gjithë njerëzit mendojnë e t’i duan njëjtë të gjitha partitë.
Të nderuar!
Duhet ta them edhe këtë: Unë jam i sigurt që në Kosovë ekziston një mekanizëm perfid i cili vepron kundër personaliteteve të çmuara të kombit. Ky mekanizëm i hynë në punë më së shumti Serbisë dhe armiqve të shqiptarëve. Këtë mekanizëm e shfrytëzojnë edhe të tjerët që synojnë përfitime të ulëta dhe të tretët që pavetëdijshëm bien pre e tyre. Këta njerëz nuk njohin kufij në djallëzitë e tyre. Ata nuk kursejnë asgjë dhe askënd. Atyre u pengojnë njerëzit që punojnë dhe që e duan këtë vend. Pikërisht Ramush Haradinaj është target e këtyre djallëzive. Ai sulmohet me pa të drejtë si rrallëkush tjetër. Pikërisht sepse u pengon në realizimin e platformës dhe programit të tyre. Atyre u pengojnë sukseset e këtij vendi dhe njerëzve që e duan këtë vend. U pengon Kosova 100% shtet. U pengon era shtet e këtij vendi. E unë, jo vetëm si mik 20 vjeçar me Ramushin e familjet tona gjithashtu, por edhe si njeri që njoh dhe kuptoj thellë shpirtin e tij, përkushtimin e tij, punën e tij dhe vullnetin e tij për t’i ndihmuar këtij vendi e këtij populli, e kam mbështetur dhe do ta mbështes sa herë e kërkon nevoja. Siç e kam mbështetur deri më tani dhe më shumë. E këtë e kam bërë me vetëdije dhe krenari, do ta bëjë me krenari edhe në të ardhmen.
I falënderoj miqtë e mi këtu e gjetiu për fjalët dhe komentet e tyre. Edhe ata që më kritikuan edhe ata që flasin fjalë miradie. Të parët i falënderoj ngase i njoha edhe më mirë. Natyrisht, duke i kuptuar thellë shqetësimet e tyre në këtë kohë kur politikës i ka humbur shija, kur ajo disa herë ka rrëshqitur nga binarët e të qenurit politikë përparimtare. I jam mirënjohës droes dhe shqetësimit të tyre të mos bie pre eventuale e politikave të gabueshme. Këto kritika e ky kujdes i tyre ndaj meje është nder për mua. E të dytët, ata që folën fjalë miradie, i falënderoj pikërisht sepse më kanë kuptuar drejtë dhe kanë shprehur gatishmërinë të më mbështesin edhe më tutje.
/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post