Në programin “Diskutimet Digjitale” të zhvilluar online nga ana e TRT World Forum, Kalin vlerësoi ndryshimin e politikës së brendshme dhe të jashtme të Turqisë pas tentativës për grushtshteti.
Zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kalin tha se pavarësisht se kanë kaluar 4 vite nga tentativa për grushtshteti e organizatës terroriste gyleniste (FETO) më 15 korrik 2016, disa aleatë të NATO-s, disa vende kyçe në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kuptojnë seriozitetin e atyre që ndodhën.
Në programin “Diskutimet Digjitale” të zhvilluar online nga ana e TRT World Forum, Kalin vlerësoi ndryshimin e politikës së brendshme dhe të jashtme të Turqisë pas tentativës për grushtshteti.
Ai tërhoqi vëmendjen në luftën gjatë grushtshtetit të popullit turk për të mbrojtur demokracinë, lirinë, drejtësinë dhe qeverinë e zgjedhur me votat e veta dhe shtoi: “Populli atë natë doli në rrugë pa pasur frikë nga vdekja”.
Zëdhënësi tha se kuraja e shfaqur nga populli për të mbrojtur demokracinë dhe parlamentin, 15 korriku është një prej pikëkthesave të historisë politike të Turqisë.
“Të gjithë dolën në rrugë për të mbrojtur demokracinë. Për mendimi, rezistenca kaq e madhe e njerëzve natën e tentativës për grushtshtetit më 15 korrik 2016 është një tranzicion sociologjik shumë i rëndësishëm, që ne duhet të fokusohemi”, tha Kalin.
Ai tha se gjatë kësaj tentative populli turk tregoi se ngado që të vijë kërcënimi, nuk do të lejojë që askush që rrëmbejë lirinë dhe vendin e tij.
Kurse një pyetjeje në lidhje me qëndrimin e vendeve evropiane dhe Amerikës në lidhje me 15 korrikun, Kalin tha: “Ne u zhgënjyem nga reagimi i disa vende në Evropë dhe vende të tjera”.