“Përderisa nuk e hapim Aja Sofia-n për faljen e namazit në te, ne nuk e konsiderojmë se kemi çliruar Stambollin. Në një kohë të afërme ne do ta bëjmë këtë”. Kështu kishte deklaruar kohë më parë ish-Kryeministri i Turqisë, Nexhemdin Erbakan, shkruan Gazeta Mejdani.
Ndër ngjarjet më të rëndësishme për botën muslimane, veçanërisht për muslimanët e Turqisë, është kjo që po ndodhë tani në Stamboll. Aja Sofia pas afër 100 vjete po kthehet prapë në xhami.
Kështu sot, Zyra e 10-të e Këshillit të Shtetit anuloi vendimin e Këshillit të Ministrave me datë 24 nëntor 1934 për kthimin e Aja Sofia nga xhami në muze.
Shoqata e Fondacioneve për Veprat Historike dhe Mjedisin ishin ngritur në këmbë për të kërkuar nga Këshilli i Shtetit anulimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për kthimin e Aja Sofisë nga xhami në muze.
Pas shqyrtimit të çështjes, më 2 korrik u dëgjuan palët në seancë duke dhënë më pas vendimin.
Sipas këtij vendimi, anulohet vendimi paraprak i Këshillit të Ministrave me datë 24 nëntor 1934 që e kishte kthyer Aja Sofisë nga xhami, në muze.
Nuk ka dyshim se ky hap i institucioneve relevante turke do të bëjë bujë në arenën ndërkombëtare.
Bota e krishterë janë kundër këtij vendimi, e sidomos Kisha Orthodokse. Rusia ka shprehur pakënaqësinë e saj të madhe në lidhje me këtë hap që po e ndërmerr Turqia./Gazeta Mejdani/