Studiuesi i filozofisë, Mirlind Behluli ka dalë me një shkrim tejet të fuqishëm karshi deklaratave të paqëndrueshme të Ministrit Zemaj.
Përderisa Ministri Zemaj vazhdon të thotë se sistuatën e ka nën kontroll, e në anën tjetër shëndetësia është para një gjendje tepër të rëndë, Mirlind Behluli nuk ka hezituar t’i krahasoj deklaratat e minsitrit me ato të kapitetin në Titanikut para se të fundosej.
Ditëve të fundit mediat po raportojnë se të infektuarit nga koronavirusi në shtrirë në QKUK po i bjenë vetë barnat, sepse Klinika Infektive nuk po u siguron ato.
Politizimeve të këtyre rasteve të dhimshmbshe, që manifestojnë gjendjen e mjerueshme të shëndetësisë në Kosovë, ai i përgjigjet shkurt: “Deklarimet e Ministrit te Shendetesise se situata eshte nen kontroll me duken sikur garancionet e kapitenit te Titanikut, kur anija po fundosej”.
Për më tepër, Behluli është i njohur me shkrime analitike të fuqishme që herë pas here i poston nëpër rrjete sociale.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të Mirlind Behlulit në llogarinë e tij në Facebook:
Deklarimet e Ministrit te Shendetesise se situata eshte nen kontroll me duken sikur garancionet e kapitenit te Titanikut, kur anija po fundosej. Ai ju thoshte mysafireve se situata eshte nen kontroll. Garancionet e tij dolen boshe. Te tilla, boshe e te paverteta, jane edhe deklaratat e Zemajt per situaten ‘nen kontroll’ te pandemise ne Kosove.