Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat arabe. Bëhet fjalë për të ardhmen e trajnerit shqiptar, Besnik Hasi, i cili ka përfunduar në radarët e klubit prestigjioz turk, Fenerbahce, ku aktivizohet edhe sulmuesi Vedat Muriqi.
Sipas gazetës “Arriyadiyah”, edhe pse Hasi ka kontratë për një vit me klubin e Al Read, interesimi i Fenerbahces duket se e ka tunduar tej mase ish-kapitenin e Kombëtares.
Gjithashtu raportohet se klubi arab ka dërguar në Belgjikë në ditët e kaluara një avion privat për të marrë Hasin dhe familjarët e tij për t’i kthyer në Arabinë Saudite.
Trajneri ka udhëtuar drejt klubit arab, por deri tani nuk ka dalë ende në stërvitje me skuadrën, për shkak të ofertës tundues nga Turqia.