Kryeministri, Edi Rama, do të zhvillojë sot një vizitë dyditore në Kosovë.
Rama do të ketë sot dhe nesër takime me krerë të shtetit dhe politikës në Kosovë.
Vizita e Ramës vjen në një moment delikat për Kosovën pas aktakuzave të ngritura nga Zyra e Prokurorisë Speciale me seli në Hagë ndaj presidentit Thaçi, kreut të PDK Veseli dhe disa të tjerëve për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit.
Presidenti Thaçi ka lajmëruar sonte në orën 20:00 një fjalim drejtuar qytetarëve të Kosovës.
Njoftimi i aktakuzave erdhi tri ditë para takimit të shumëpritur në Uashington ku pritej rinisja e dialiogut Kosovë-Serbi, çka çoi edhe në shtyrjen për një moment tjetër.