Superliga e Kosovës sot do të vazhdoj me ndeshjet e javës së 26-të.
Tri ndeshjet që do të luhen sot, do të fillojnë nga ora 16:45, transmeton Indeksonline.
Dy skuadrat nga Anamorava, Drita dhe Gjilani sot pritet të kenë ndeshje të lehta.
Drita do të jetë mysafire e skuadrës së parafundit në tabelë, Vushtrrisë që duket se janë dorëzuar për mbetjen në Superligë.
Gjilani udhëton në Klinë ku do të ketë punë me Dukagjinin i cili në rast se humb sot, bie matematikisht nga liga.
Ndeshja më interesante prite të zhvillohet në Mitrovicë. Trepça 89 do të luaj me Flamurtarin. Dy skuadrat po kërkojnë që të mbijetojnë në Superligë.
Me një fitore Flamurtari, do të bënte një hap të madh për të mbetur në Superligë, kurse 89-shi me fitore do t’i ofrohej në dy pikë Flamurtarit.