Sot shënohet 23-vjetori i themelimit të Organizatës së Bashkëpunimit për Zhvillimin Ekonomik (D-8), e cila u formua nën udhëheqjen e ish-kryeministrit turk Necmettin Erbakan në vitin 1997 me synimin “për të rritur mirëqenien dhe prosperitetin e vendeve anëtare”.
Ideja e bashkimit të vendeve myslimane në zhvillim në politikën e jashtme (D8) kundër politikave të G7-s (grupi i 7 vendeve më të zhvilluara) u njoftua 23 vjet më parë nga Turqia, Nigeria, Egjipti, Pakistani, Indonezia, Irani, Malajzia dhe Bangladeshi.
Në samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Vendeve Anëtare, që u mbajt më 15 qershor 1997 në Stamboll, u nënshkrua Deklarata e Stambollit, e cila themeloi organizatën ndërkombëtare D-8, që ka për qëllim zhvillimin e tregtisë dhe bashkëpunimit midis shteteve anëtare.
Grupi D-8, e formuar nën udhëheqjen e Turqisë nga 8 vende myslimane me një popullsi mbi një miliard, më shumë është një organizatë e nivelit global sesa rajonal, për sa i përket parimeve dhe hapësirës gjeografike që mbulon.
Turqia mban kryesinë e radhës të organizatës që nga tetori i vitit 2017. Në samitit e 10-të, i cili është planifikuar të mbahet këtë vit në Bangladesh, kryesia e radhës do t’i kalojë këtij vendi.
Ndërkohë, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka publikuar një mesazh urimi me rastin e 23-vjetorit të formimit të organizatës D-8.
“Që nga fillimi i saj, D-8 ka adoptuar parimet e mëposhtme: paqen në vend të luftës, dialogun në vend të konfliktit, drejtësinë dhe zhvillimin në vend të standardeve të dyfishta, ndarjen e përvojës dhe përfitimeve kundrejt shfrytëzimit, të drejtat e njeriut, liritë dhe demokracinë në vend të presionit dhe sundimit. D-8 nuk është vetëm një komunitet që ka i mbledhur vendet përreth interesave, por është shumë më tepër se kaq. Është jetësimi konkret i kërkesës për një botë më të drejtë, më përparimtare, më të prosperuar dhe më të qëndrueshme”,- shkruan Presidenti Erdoan në mesazhin e tij.