Ish zëvendëskryeministri dhe zyrtari i VV-së, Haki Abazi, ka ironizuar deputetin e AAK-së, Pal Lekajn, pas deklaratës së tij skandaloze ku politiken e ish kryeministrit Albin Kurti e quajti politikë feministe.
Në Facebook, Abazi ka bërë thirrje për t`u bashkuar tubimit të VV-së në drejt sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke thënë se sot dalin edhe për fëmijët edhe për feministët.
Postimi i plotë:
Sot: Dita e Çlirimit nga pushtuesit serb , dhe sot me LVV drejt çlirimit nga ilegalët, analfabetët, kapsit e zaptuesit shtetit!
Të gjitha rrugët nga qytetet e fshatrat shqiptare nga i gjithë rajoni sot dërgojnë drejt sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë.
Sot dalim edhe për femijët edhe për feminisitët!