Sot do të jetë ditë e nxehtë për LDK-në. në ora 12 do të vendoset për dy temat më të përfolura deri më tani; mandatimi për kryeministër dhe koalicioni i mundshëm me Vetëvendosjen, shkruan Gazeta Mejdani.
Kjo mbledhje, sipas të gjitha gjasave do të nisë të hënën në orën 14:00, dhe do të mbahet në selinë qendrore të partisë.
Ky takim i strukturave të LDK’së vjen një ditë pas mbledhjes së parë të Kryesisë së LDK’së qe u mbajt të shtunën, e në të cilën nuk morën pjesë kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ai i Podujevës, Agim Veliu.
Haziri e Veliu thuhet të jenë hidhëruar me faktin se partia ka vendosur që të nominojë Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre.
Ndërkohë mbetet të shihet nëse do të marrin pjesë në mbledhjen e nesërme të Kryesisë së partisë./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post