I indinjuar nga gjendja e përgjithshme e vendit dhe i prekur thellë me krejt atë që po i ndodhë kësaj shoqërie, gazetari dhe intelektuali i njohur shqiptar, Fahri Musliu, ka përshkruar situatën se po rrëshqet drejt një rrugë pa kthim, shkruan Gazeta Mejdani.
Ai ka thënë se trashëgimtarët e komandantëve, të heronjëve, dëshmorëve të luftës, po propozohen e po zgjidhen në poste të larta pa kritere, pa shikuar në aftësinë e tyre e pa kurrfarë kompetenca.
Sipas tij, kjo formë e udhëheqjes së shtetitpo e shkatërron vetë shtetin për çka vendi po zbrazet.
Më poshtë gjeni shkrimin e tij në plotë në Facebook:
Kosova si me qenë mbretëri e jo republikë?!
Trashëgimtarët e komandantëve, të heronjve, dëshmorëve të luftës, po propozohen e po zgjidhen në poste të larta shtetërore, qendrore e lokale, në vende të ndryshme drejtuese, e po sigurohen edhe materialisht si familjet mbretërore. Nuk ka rëndësi çfarë aftësie kanë dhe sa janë kompetent, (e çfarë gjendje sociale) këto i mbulon me oreolin e prindit, familjarit, akrabaut. Kështu nuk ka ndodhur as në kohën e feudalizmit as të komunizmit.
Pas Luftës së II Botërore, drejtuesit dhe fituesit e luftës 4 vjeçare, nuk e kanë uzurpuar në këtë mënyrë pushtetin dhe shtetin, dhe nuk e kanë plaçkitur popullin as nuk i kanë avancuar trashëgimtarët me meritat e veta. Kjo formë po e shkatërron shtetin për çka edhe vendi po zbrazet. Pastaj ata do të qeverisin me milingona!?
URIME KOSOVË, KËTË NUK E KE MERITUAR!
/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post