Pas koronës bota nuk do të jetë bota që dinim para saj, nuk do të ekzistojë më bota në të cilën jetojmë.
Shkruan: Yufus Kaplan
Po çfarë bote do të jetë?
Kapitalizmi është një fe. Është një fe sekulare. Ka si kishë, ashtu edhe dishepuj.
Pas koronës perëndimorët do të humbasin hegjemoninë mbi botë por qytetërimi kapitalist i Perëndimit do e vijojë edhe për një kohë ekzistencën.
Mori fund Kisha e Perëndimit, e cila themeloi fenë e kapitalizmit, në vend të saj do të vijë kisha e Lindjes dhe dishepujt e kësaj kishe.
Qytetërimi perëndimorë dhe hegjemonia e bazuar në dhunë…
Qytetërimi i Perëndimit vendosi një sistem global mbi kapitalizmin: Ky është një sistem barbar që iu nxiu jetën të gjithë qytetërimeve, iu thithi gjakun, plaçkiti pasuritë e tyre.
Qytetërimi i Perëndimit është një qytetërim i bazuar në dhunë. Si themelet filozofike të hegjemonisë së saj, ashtu edhe format e vendosjes së hegjemonisë mbi botë, po ashtu edhe format e vijimësimit të kësaj hegjemonie janë të bazuara në dhunë.
Në themelin e hegjemonisë së qytetërimit të Perëndimit në aspektin filozofik ekziston dhuna. Kjo është një dhunë ontologjike: Është një dhunë që zinxhirin e madh të ekzistencës të formuar prej Zotit, njeriut dhe gjithësisë e kthen krejtësisht përmbys, e hyjnizon njeriun dhe kthen në të kundërt sistemin ekzistencial.
Nëse rrëzoni sistemin ontologjik, prodhoni kaos dhe zhdukni tërësisht kozmosin, rendin, harmoninë dhe rregullin që gjendet mes gjallesave në sipërfaqen e tokës.
Dhuna ontologjike e cila shfaqet bashkë me kthimin përmbys të marrëdhënieve mes Zotit dhe njeriut nuk do të vonohej në prodhimin e këmbimit të saj në çdo fushë: Qytetërimi pagan i Perëndimit, i cili prishi harmoninë dhe rregullin kozmologjik, si marrëdhënien njeri-natyrë, ashtu edhe marrëdhënien shoqëri-shoqëri e vendosën mbi marrëdhëniet e bazuara në dhunë.
Tentoi të mbizotërojë mbi natyrën. Si përfundim u arrit në çarjen e copëtimin e natyrës, në formimin e vrimës në shtresën e ozonit, ndodhën fatkeqësi natyrore!
Njeriu pagan perëndimore sulmoi të gjithë qytetërimet, përthau rrënjët e të gjithë qytetërimeve, zhduku mundësinë që këta qytetërime ti ofronin jetës dhe njerëzimit fruta, zhduku shpirtrat e këtyre qytetërimeve.
I fosilizoi fetë, i shndërroi në mbetje të vdekura antropologjike.
Shkolla e Frankfurtit, Walter Benjamin dhe Feja e Kapitalizmit…
Mendja më e ndritur e Shkollës së Frankfurtit ishte Walter Benjamin, i pari që e përkufizoi kapitalizmin si një fe. Intelektualët gjithnjë janë munduar të mendojnë e të stërmendojnë mbi mendimet dhe qëndrimet e Benjaminit ashtu si mendimi i tij se industria e kulturës në fakt e zhduk kulturën, se në epokën e reproduksionit veprat e artit bëhen copë e çikë, mirë apo keq, u munduan ti kuptojnë.
Por as që i panë leximet që ai realizoi mbi fenë! Për shkak se iu ishin verbëruar sytë, e kishin dorëzuar shpirtin prej kohësh, kishin humbur shpirtin e qytetërimit, pikëvështrimet e tyre.
Për shkak se të ngratët intelektualë turk ishin dashuruar me vetë xhelatët e tyre, ishte e pashmangshme që të humbisnin aftësitë e mendimit dhe të dëgjimit.
Prandaj edhe nuk arrinin ta kuptoni epokën, po ashtu as botën e tyre.
Prandaj edhe horizontin e Benjaminit, i cili e shihte kapitalizmin si një fe, e kyçën në atë që ishte sekulare dhe po ashtu në fushën sekulare: kështu privuan veten nga një thesar nxitës dhe të mrekullueshëm….
Kapitalizmi ishte fe. Kishte dhe kishë, edhe dishepuj, edhe rituale. Industria e kulturës prodhonte ritualet e kishës së Perëndimit, e cila ishte kisha e fesë së kapitalizmit, masat e gjera i mpinte dhe i vinte gjumë me narkozën ndjellëse të ofruar. Kapitalistët, të cilët ishin dishepujt e kësaj feje të kapitalizmit, pra lordët e rendit botëror, i jepnin formë dhe drejtim botës ashtu siç dëshironin.
A do e hetojë qytetërimi i Perëndimit këtë agresivitet të tij? A do të bëjnë një hetim filozofik intelektualët dhe inteligjentët në procesin post-koronë?
Nuk besoj. Kritika të vrazhda, pa thellësi dhe pa vlerë në lidhje me kapitalizmin do të shprehen nga mendimtarë popstar ashtu si Zizek.
Për shembull do të duartrokitet ardhja e Marxit!
A do të vijë Marxi? Epoka që kemi para nesh do të jetë e lidhur me komunizmin apo me socializmin?
Qytetërimi i Perëndimit do të vijojë hegjemoninë mbi kapitalizmin por jo nuk do të bëhet nga perëndimorët, por nga lindorët!
Këtë do e realizojnë mbi Kinën. Ose me anë të orientalizmit të Lindjes. Kina dhe luanët e tjerë të Azisë do të jenë dishepujt e rinj të kapitalizmit!
Kisha e Kapitalizmit edhe do të ndryshojë dorë, pra drejtim dhe administrim, por edhe vend!
Kapitalizmi do të vazhdojë edhe për një kohë udhën e tij bashkë me dishepujt e rinj jo me ritualet e liberalizmit, por duke realizuar reformë në Kishën e tij me anë të ritualeve të socializmit…
Feja e kapitalizmit, Kisha e Lindjes do të vazhdojë me Kinën…
Feja e kapitalizmit pas koronës do të ndryshojë si kishën, ashtu edhe dishepujt e saj…
Feja e kapitalizmit do e vazhdojë kështu për një kohë dominimin e saj.
Ndërkohë ajo që do të jetë kulminante do të jetë ajo që do i ndodhë qytetërimit të Kinës… Qytetërimi kinez pesë mijë vjeçar do të bëhet kisha kryesore e ‘fesë së kapitalizmit’, do të sakrifikojë shpirtin fisnik të tij ndaj fesë së kapitalizmit: Kina do të vetëvritet!
Dishepujt e rinj të Kishës së Lindjes, pra kishës së fesë së kapitalizmit, Japonia, India, Koreja dhe një sërë skllevërish të tjerë lindorë, do të humbasin shpirtrat e tyre, do të shndërrohen në skllevërit e rinj të kapitalizmit!
Po me Turqinë dhe me botën islame ç’do të ndodhë? Me ne ç’do të ndodhë?
Ne nuk do të përfshihemi në mes të dishepujve të rinj të kishës së lindjes, kishës së fesë së kapitalizmit.
Ne nuk do të ngremë flamurin e dorëzimit.
Do të nisemi për udhëtim për të valëzuar përsëri flamurin dhe në një formë më të fuqishme….
Pa dyshim duke bërë përllogaritje thelbësore si në anën e brendshme, ashtu edhe të jashtme.
Duke u nisur drejt udhëtimit të mundimshëm të arritjes së horizontit që tregon se ne jemi shpresa e njerëzimit…
Uesselam.