Mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka mbërritur grupi i parë i haxhive të Kosovës, të cilët sivjet kryen njërin prej pesë kushteve të Islamit, shkruan Gazeta Mejdani.
Në pritje të tyre kishin dalë një numër i madh i familjarëve të tyre.
Bashkësia Islame e Kosovës bënë me dije se grupet e tjera të haxhive pritet që të arrijnë gjatë ditëve në vijim.
Këtë vit nga Kosova haxhin e kryen 1080 persona. Sipas informacioneve të marra nga haxhi, nga haxhinjtë e Kosovës nuk ka pasë probleme të theksuara shëndetësore dhe se janë kthyer shëndosh e mirë./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post