“Mendjet raciste nuk e paskan marrë ende mësimin e duhur. Askush nuk mund ta prekë flamurin tonë të lavdishëm!”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.
Turqia e ka cilësuar si racizëm djegien e flamurit turk në kryeqytetin Athinë të Greqisë.
Aksoy rikujtoi se themeluesi i Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, pas çlirimit të Izmirit nga pushimi grek në vitin 1923, nuk e pati lejuar përdhosjen dhe nëpërkëmbjen e flamurit grek, i cili i ishte shtruar përpara këmbëve.
“Kur ushtritë tona rimorën Izmirin, Ataturku nuk e lejoi përdhosjen e flamurit grek, që i ishte shtruar përpara këmbëve, duke thënë se ai është «nderi i një kombi». Që atëherë kanë kaluar 100 vite. Mendjet raciste nuk e paskan marrë ende mësimin e duhur. Askush nuk mund ta prekë flamurin tonë të lavdishëm!”, shkroi zëdhënësi i MPJ turke në “Twitter”.