“Nëse s’e dini kup o shkoni, s’ka rëndësi ku keni arritur!” Peter F.Drucker
Që nga viti 1992 e këndej, si Turqi që jemi dërgojmë ndihma në 4 kontinente në hapësirat ku njerëzit janë të shtypur dhe të mbetur keq. Brengosem kur i shoh rezultatet e strategjisë, kontributit dhe kostos së disa OJQ-ve që për njerëzit në nevojë shkojnë në shtetet që janë me kilometra larg.
Shkruan: Osman Atalay
Kemi edhe institucione që premtojnë gëzim dhe shpresë. Me Tikën jam ballafaquar mjaft sidomos në Ballkan dhe Afrikë, si një organizatë që kam pasur mundësi t’i ndjek aktivitetet e tyre. E kam parë vet sa kanë kontribuar në diplomacinë tonë përmes projekteve që shkelin me këmbë në tokë në qytetet si Beogradi, Bukureshti, Gagavuzi, Prishtina, Podgorica, Sarajeva, Tirana dhe Shkupi.
Ajo që ma tërhoqi vëmendjen ishte lajmi me titull: “Diplomaci bujqësore në Ballkan kundër krizës globale të ushqimit”.
Problemi i urisë që do të shfaqet në të ardhmen për shkak të pandemisë Covid-19, tanimë është prej problemeve prioritare të shteteve. Gjatë kohës kur siguria do të jetë në krizë në kuptim të kontributit ndaj punimeve drejt Ballkanit dhe qenies sonë kombëtare, punimet për diplomacinë bujqësore duhet të fuqizohen edhe më tutje. Kontributi në mënyrë efektive në ekonominë kombëtare, u realizua me një angazhim të nivelit strategjik duke u menduar mirëqenia e komuniteteve të cilat jetojnë në shtetet mike dhe familjet brenda tyre të cilat të ardhurat i sigurojnë nga bujqësia.
Në fakt ky projekt do të jetë përgjigje edhe për produktet e ndjeshme, shikuar nga aspekti i sigurisë së ushqimit të shteteve të rajonit, brenda të cilave është edhe Turqia.
Mendja strategjike në shërbim të shtetit dhe rajonit
Punimet e Tika-së për diplomacinë bujqësore në Ballkan në një kohë kur është aktuale përhapja e urisë, është e rëndësishme në kuptim të reflektimit të qëllimit dhe rezultateve të mendjes strategjike e cila deri më dje i realizoi këto projekte në rajon. Nëse sot e shikojmë normën e importit të përgjithshëm të Turqisë gjatë vitit 2019, prej 202.7 miliard dollarëve, 12,6 miliard dollarë kanë të bëjnë me produktet ushqimore. 2.7 miliard dollarë prej tërë atij importi ushqimor, pra 21.97 %, janë realizuar nga shtetet e Ballkanit dhe Evropa lindore.
Punimet e bëra për “Diplomacinë bujqësore të orientuar drejt Ballkanit” do ta shohim sa të rëndësishme do të jenë në të ardhmen.
Duhet t’i japim disa shembuj nga projektet e Tika-së që i realizoi në Ballkan.
Në Maqedoninë veriore, me 14 lloje të orizit turk dhe me orizin italian San Andrea që përdoret më së shumti në Ballkan, u bënë provat e mbjelljes së tyre.
14 llojet e orizit turk, prej të cilave janë; Halil Bej, Gynen, Këzëlltan dhe Galla, u adaptuan me zonën në atë mënyrë që të kenë produktivitet të madh dhe të realizohen korrje të hershme. Në vend të prodhimit të orizit të vetëm të Jugosllavisë së moçme nga prodhuesit Maqedonë, sot në rajon prodhohet edhe orizi turk.
Kush fitoi?
Fitimtarë dolën Turqia dhe sipërmarrësit turq dhe komuniteti ynë në Maqedoni.
Sidoqoftë Turqia a s’e importon orizin nga Lindja e largët dhe disa shtete të zhvilluara? Turqia tregoi se në Maqedoninë veriore mund ta prodhojë orizin turk. Gjithashtu edhe projekti; “Projekti i bletëve dhe prodhimit të produkteve të bletëve” të cilin Tika në Maqedoninë veriore e zbatoi për turqit rural dhe komunitetin maedon, kontribuoi në rajon nga aspekti ekonomik dhe ekologjik. Në këtë mënyrë në kuadër të Programit të OKB-së për Zhvillim (UNDP), në korniza të programit për bashkëpunim Jug-Jug, në organizimin e “Global South Development Expo 2008” të realizuar në New York mes datave 16-19 dhjetor të vitin 2008, me qëllim që edhe organizimi i tij t’i prezantohet botës, u vlerësua si njëri ndër praktikat dhe projektet model më të mira në botë.
Përmes këtij projekti vëmendja u tërhoq drejt Turqve bujq dhe Maqedonisë lindore.
Madje filmi Makedon Honeyland, i cili ishte kandidat nga zhanri i dokumentarëve për Çmimet oskar të organizimit të 92-të, që ishte me regji të Tamara Kotevska dhe Ljubo Stefanov, si temë e kishte tregimin jetësor të turkes bujke, Hatixhe Moratova në Maqedoninë lindore.
Ky film në vitin 2019 në Festivalin e filmin në Sarajevë nga shikuesit u zgjedh dokumentari më i mirë me 4.85 poena dhe në Kore në Festivalin ndërkombëtar të e fitoi çmimin e madh. Madje në Kosovë e cila është eksportuese e çdo produkti bujqësor, “Projekti për zhvillimin e pemëtarisë i cili u zbatua për komunitetet mike, në prodhim të mjedrës, realizoi sukses të 100%-të.
Mjedra e cila në sektorin e pemëtarisë e përbën 17% të prodhimit të bimëve, për Kosovën është produkt i rëndësishëm i eksportit.
Punimet për “Diplomacinë bujqësore” që janë hap strategjik i Tika-së, kur mendojmë se pas Coovid 19-shit për shtetin tonë do të jetë burim i sigurisë së ushqimit, do të kuptohet rëndësia e saj në drejtim të eksportit të produkteve bujqësore të këtyre shteteve dhe në kuptim të shërbimit ndaj shteteve të rajonit.
Këto punime sipas meje në të ardhmen do t’i nxjerrin në sipërfaqe rekomandimet e Turqisë për politikat bujqësore, për projektet bujqësore që do të realizohen në rajon dhe kështu do t’i përkrah të dhënat bazike.
Nëse e marrim parasysh procesi nëpër të cilin po kalojmë, ky hap duhet të ketë rëndësi të veçantë në kuptim të sigurisë së jetës dhe ushqimit tonë.
Faleminderit Tika!