Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka treguar se po i respekton masat e marra nga Qeveria e tij, kundër pandemisë së Koronavirusit.
Ai sot ka dalë për të blerë gjërat ushqimore për shtëpi, duke respektuar orarin e caktuar në bazë të shifrës së parafundit të numrit personal për kufizimin e lëvizjes, përcjell Bota sot.
Kurti ka theksuar se në Kosovë ka më tepër prodhime vendore se sa mendohet në përgjithësi.
“Ne 5-shat, sipas shifrës së parafundit të numrit personal, e kemi orarin e paraditës prej orës 9:00 deri në 10:30. Bleva perime e pemë, bukë e djath, qumësht e vezë, lëngje vishnje e rrepe. Ka shumë më tepër prodhime vendore sesa që përgjithësisht mendohet. I falënderoj të gjithë këta punëtorë të shitoreve për respektin dhe shërbimin ndaj neve konsumatorëve, për kujdesin dhe pastërtinë në lokalet e tyre”, ka shkruar kryeministri Kurti në një postim në Instagram./BS