Ambasadori britanez në Kosovë, Nicholas Abbott në një postim të tij në Facebook ka kërkuar që të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Ambasadori Abbott ka thënë se edhe Gjykata Kushtetuese të jetë në gjendje të punoj në mënyrë të pavarur, pa frikë dhe pa favore.
Postimi i plotë:
Duke parë lëvizjet e fundit politike, besoj që është më e rëndësishme se kurrë që Kushtetua dhe proceset që ajo mbulon, të respektohen nga të gjithë akterët politikë. Kjo përfshin rolin e Gjykatës Kushtetuese e cila duhet të funksionoj si e pavarur, pa frikë ose favor, për ligjshmërinë e veprimeve politike nga të gjitha institucionet shtetërore kosovare. Vendimet e tyre duhet të respektohen nga të gjithë.