Zëvendës presidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, njëherësh “Qytetar nderi” i Drenasit, ka shprehur tronditje me rastin e djegies së xhamisë në Vërbovc, duke potencuar se është humbje për trashëgiminë e pasur kulturore, duke kërkuar ndriçimin e rastit.
Për këtë reagim, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka falënderuar Wieland nëpërmjet rrjetit social.
”Si Qytetar Nderi i Drenasit jam tepër i tronditur nga djegia e njërës prej xhamive më të vjetra në Kosovë, xhamisë në Vërbovc. Çfarë humbje për trashëgiminë e pasur kulturore të Kosovës! Shpresoj që organet e rendit sa më shpejtë do ta ndriçojnë rastin.
Toleranca fetare, veçanërisht në Kosovë është shumë e vlerësuar dhe shpresoj se kjo ngjarje, pa marrë parasysh nëse ishte e qëllimshme apo një incident fatkeq, nuk do t’i dëmtojë vlerat që ka Kosova dhe qytetarët e saj.
Kryetari Lladrovci dhe qytetarët e Drenasit, janë treguar shumë të përkushtuar për ndriçimin e këtij rasti, njëkohësisht angazhimet e përgjithshme edhe në këtë kohë pandemie!”