Në Turqi vazhdojnë punimet në lidhje me kurimin e koronavirusit të tipit të ri (Covid-19).
Në Turqi vazhdojnë punimet në lidhje me kurimin e koronavirusit të tipit të ri (Covid-19).
Punimeve për vaksinën dhe ilaçin iu shtua edhe “transplantimi i plazmës”.
Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Mjekësore Turgut Ozal të Transplantimit të Gjakut dhe Palcës së Kockave, Prof. Dr. Mehmet Ali Erkurt, që udhëheq punimet në këtë fushë, tha: “Ky është një kurim i shtrenjtë, por Turqia e bën falas. Kurimi me këtë metodë në Amerikë kushton 35 mijë dollarë, në Evropë 25 mijë euro kurse në Turqi është falas”.
Ndërkaq Dr. Kursat Demir, mjeku i parë që mposhti sëmundjen e shkaktuar nga COVID-19 në Turqi, është bërë gjithashtu donatori i parë i “plazmës imune” për trajtimin e llojit të ri të koronës, një projekt i koordinuar nga Ministra e Shëndetësisë dhe i aplikuar nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke.
Ky lloj kurimi ka shpëtuar jetën e shumë pacientëve të infektuar me koronavirus.